Lajme
Qytetet më të jetueshme në botë për vitin 2023
Këto janë të dhënat që dalin në indeksin më të fundit të EIU (Njësia e Inteligjencës të ‘The Economist’.
Pa dyshim se kushtet e jetesës së qyteteteve në gjithë botën janë rikuperuar plotësisht nga ajo çfarë shkaktoi pandemia e Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Këto janë të dhënat që lexohen në indeksin më të fundit të EIU (Njësia e Inteligjencës të ‘The Economist’.
‘The Economist’, në studimin e tij, ka vlerësuar kushtet e jetesës në 173 qytete, duke analizuar pesë kategori të ndryshme, si: (1) stabilitetin, (2) kujdesin shëndetësor, (3) kulturën e mjedisin, (4) arsimin dhe (5) infrastrukturën. Qytetet në rajonin e Azi-Paqësorit janë ato që kanë rezultuar me rimëkëmbjen më të madhe.
Indeksi sugjeron gjithashtu se jeta në qytete gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit është më e mirë se në çdo kohë.
Vienna, me ndërthurjen e saj të shkëlqyer mes stabilitetit, kulturës, argëtimit dhe infrastrukturës së besueshme, kryeson renditjen për pesë vjet radhazi. Copenhagen, një qytet me madhësi të ngjashme dhe me të njëjtat karakteristika, është i dyti. Në vendin e tretë gjejmë Melbourne, një qytet në krye të renditjes edhe në të kaluarën.
Në total, qytetet që kryesojnë listën e 173 qyteteve të marra në konsideratë nga studimi, janë të përmasave të vogla ose mesatare dhe shumica janë qytete të vendeve të pasura.
Qytetet e mëdha me nivele të larta kriminaliteti, mbipopullimi apo dendësie të lartë të popullsisë priren të rezultojnë më dobët. Londra renditet 12 vende më poshtë nga një vit më parë duke u pozicionuar në vendin e 46-të dhe New York ka zbritur 10 vende më poshtë, duke u renditur në vendin e 69-të.
Wellington dhe Auckland janë ngjitur respektivisht me 35 dhe 25 vende krahasuar me një vit më parë; Hanoi është ngritur me 20 dhe Kuala Lumpur ka kapërcyer 19 pozicione (edhe pse nuk është në top listë). Përmirësimet pas pandemisë në rezultatet që lidhen me arsimin dhe kujdesin shëndetësor gjithashtu edhe në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme ishin arsyet kryesore për rritjen e standardeve të jetesës këtë vit.
Në fund të tabelës së të dhënave është i pozicionuar Damasku, qyteti më pak i jetueshëm në indeks për më shumë se një dekadë. Tripoli është vetëm një pozicion më lart, megjithëse rezultati i tij është gati dhjetë pikë më i lartë se kryeqyteti i Sirisë, i shkatërruar nga lufta.
Kievi, me gjithë përpjekjet e tij për t’u mbrojtur nga lufta, figuron gjithashtu në dhjetëshen e fundit. Ai u përjashtua nga indeksi i vitit 2022, sepse Rusia pushtoi Ukrainën, ndërkohë që po mblidheshin të dhënat. Rezultati i tanishëm lidhur me infrastrukturën është 23.2 nga 100, më i ulëti në indeks dhe kjo për shkak të bombave ruse.
Nga pesë kategoritë e mbuluara nga sondazhi i EIU-së, vetëm rezultatet që lidhen me stabilitetin kanë rënë mesatarisht për vitin 2023. Rezultatet e stabilitetit në shumë qytete të Europës Lindore, të cilat ranë në vitin 2022 sepse janë afër Ukrainës, këtë vit figurojnë më të rritura, por përkeqësimi për këtë kategori rezulton diku tjetër: Punëtorët në grevë në Greqi, protestat e pensioneve në Francë dhe përleshjet vdekjeprurëse në Izrael dhe Peru ulën rezultatet në ato vende. Inflacioni mund të çojë në rënie të mëtejshme të rezultateve të stabilitetit dhe kështu të dëmtojë rezultatet e përgjithshme të jetesës, në shumë pjesë të botës gjatë vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor