Shkurt.ch

Qytetet me liqene do të gëzojnë një aplikacion iPhon

Si të zgjojmë interesimin e publikut për trashëgiminë e liqeneve? Shoqata Palafittes, bashkë me Shërbimin federal të kulturës kanë vënë në funksion një aplikacion iPhone.

Dy organet në fjalë punojnë për të promovuar një ndërgjegjësim të qëndrueshëm të vendeve me rëndësi, prandaj edhe kanë regjistruar qytetet me liqene në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shumica e këtyre vendeve fshehin zbulime të bukura nën ujë. “Guide Palafittes” grumbullon 53 vende të tilla në Zvicër. Ai përfshin një udhërrëfyes audio që tregon në tre minuta se çfarë ka nën tokë apo në thellësinë e liqenit.