Shqipëria

Qytetarët në Tiranë protestojnë pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Sot në sheshin e Tiranës po zhvillohen protesta nga protestuesit që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur përplasje me policinë.

Përleshja nisi kur një i ri kaloi kordonin policor. Policia ndërhyri menjëherë, duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.

Në sheshin para Ministrisë së Brendshme protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe shashka efektivët e policisë, duke sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit si dhe duke bërë disa shoqërime.

Ajo që vihet re është edhe një tensionim mjaft i madh i situatës, ndërsa efektivët e policisë janë shtuar ndjeshëm në numër në zonën para Galerisë së Arteve për të ruajtur rendin.

Gjatë përleshjes me policinë protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’. Ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdojnë konfrontimin verbal me policinë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.