Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë, të pakënaqur nga shërbimet shëndetësore
Qytetarët e Mqedonisë janë shprehur të revoltuar nga kushtet në shëndetësi. Në një anketë për Alsat, disa nga qytetarët që prisnin para spitaleve thanë se detyrohen të presin me muaj të tërë për të caktuar termine për ndonjë nga klinikat e qytetit. Shumë prej qytetarëve vërejtje kanë edhe për higjienën dhe shërbimet shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
“Shumë gjëra. Çfarë për shembull? Nuk ka higjienë. Shërbimi nuk është, nuk janë të mira”, tha një qytetar.
“Tash erdha, në ora 11 e kam të caktuar? Sa kohe keni pritur? Një muaj. A është shumë? Çfarë të bëjmë, ashtu është”, tha një qytetare.
“Ne jemi të kënaqur. Mirë kaluam”, u shpreh një qytetar.
Gjithashtu, një pjesë e qytetarëve ankohen edhe për mungesë të kuadrit shëndetësor. Ndërkohë, shumë të tjerë thonë se në klinikat e Shkupit më shumë ka të punësuar administratë partiake se punonjës shëndetësor.
“Gjithçka duhet të ndryshojë, nuk jemi të kënaqur. Mjekët po ikin jashtë vendit, disa mbeten, ata nuk janë fajtor, nuk ka kuadër”, tha një qytetar.
“Kaos është këtu. Askund në botë nuk ka më shumë administratë në numër kundrejt personelit shëndetësor, kjo është kaos. Janë punësuar njerëz partiak, nga njëra parti ose tjetra, nga të gjitha, pavarësisht se cila”, shtoi një qytetar.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka paralajmëruar ndryshime për terminët, pikërisht për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve. Ditë më parë ai tha se po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të programit “Termini im” ose eventualisht një dixhitalizim krejtësisht i ri. Gjithashtu, Taravari ka paralajmëruar përdorimin e telemjekësisë – konsulta nga distanca. Sipas tij, për disa çështje pacienti nuk duhet të vijë në klinikë, por mund të ketë një periudhë të caktuar kur mjeku të bëjë konsulta nga distanca. Nëse është e nevojshme, mjeku do ta thërrasë pacientin dhe do ta ekzaminojë fizikisht.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?