Kosova
Qytetarët duan të shërohen jashtë vendit
Për një vit, qytetarët e Kosovës shpenzojnë më shumë se 150 milionë euro për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore
Mungesa e besueshmërisë në institucionet publike shëndetësore shtynë në vazhdimësi qytetarët që t’i kërkojnë shërbimet e tyre mjekësore nëpër spitalet private apo në qendrat mjekësore në vendet e rajonit, kryesisht në Maqedoni, Serbi apo edhe Turqi.
Institucionet publike shëndetësore në Kosovë, prej vitesh vuajnë nga mungesa e barnave, cilësia jo e mirë e shërbimeve shëndetësore, por edhe nga kushtet jo të mira për punë.
Sipas hulumtimeve të bëra, del se për një vit, qytetarët e Kosovës shpenzojnë më shumë se 150 milionë euro për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Afërdita Murati, qytetare nga Komuna e Podujevës, tha për Radion Evropa e Lirë se shkaku që ajo shpeshherë ka kërkuar ndihmë jashtë institucioneve publike shëndetësore është se në këto institucione nuk ofrohen shërbime të plota.
Derisa, Kemal Tershana, një qytetar nga Prishtina, thotë se ka humbur besimin në institucionet publike shëndetësore, pasi aty bëhen keqpërdorime sidomos me barna dhe si rrjedhojë, pacientët i blejnë vetë ato, përcjell albinfo.ch.
Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se ndonëse për shumë vite me radhë ka pasur problem me mosbesim nga ana e qytetarëve në institucionet publike shëndetësore, gjendja ka ndryshuar.
Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se për nëntë mujorin e këtij viti, brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofruar rreth 5.3 milionë shërbime, ku mbi 600 mijë sosh, sipas tij, kanë gjetur shërim, derisa kanë qenë edhe 1 milion shërbime ambulantore.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, tha se dukuria e mosbesimit nga ana e qytetarëve në institucionet publike shëndetësore është përcjellë disa vite pas luftës. Si rrjedhojë, tha ai, janë mbi 150 milionë euro që i shpenzojnë qytetarët jashtë institucioneve publike shëndetësore, kryesisht në Beograd, Shkup, por edhe spitale private.
Sidoqoftë, institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Sfida më e madhe mbetet për fëmijët, të cilëve u duhet të kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për fëmijët.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve