Bota

Qindra të vdekur në Mesdhe

Pas fundosjes së disa anijeve me refugjatë, të paktën 700 persona mund të jenë mbytur javën e kaluar. Sipas OKB-së, 550 persona konsiderohen të humbur në anijen e tyre të përmbysur të enjten në Mesdhe.

Brenda pak ditësh ndoshta më shumë se 700 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur për të arritur me anije nga Afrika e Veriut për në Itali. Shifrat janë bazuar në deklaratat nga të mbijetuarit, tha Carlotta Sami, një zëdhënëse e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR. Duke marrë parasysh tri raste të mbytjeve në det, të mërkurën, të enjten dhe të premten, shkruan albinfo.ch.

Sipas UNHCR-së, mungojnë nga një anije e përmbysur të enjten ende 550 persona. Nga një tjetër 100 janë të bllokuar në një anije të fundosur të mërkurën.

Në një rast tjetër të premten numri i viktimave është i paqartë. Të mbijetuarit kanë raportuar gjithashtu se mungojnë anije të tjera refugjatësh.

“Nëse do të kombinohen këto shifra, ne vlerësojmë se janë të paktën 700 viktima, por jo të sakta si për numrat dhe identitetin e viktimave”, tha Sami.

Që nga e hëna e kaluar përsëri arrijnë më shumë emigrantë në Itali nga deti. Me ndihmën e rojës bregdetare rreth 13.000 njerëz u shpëtuan. 50 persona u gjetën të vdekur.

Pas mbylljes së rrugës ballkanike nëpërmjet Greqisë dhe Turqisë, Italia është bërë rruga kryesore e qasjes për emigrantët në Evropë. Sipas IOM-it, kanë arritur gjatë kësaj periudhe nga 19 deri në 26 maj vetëm 272 refugjatë në Greqi, 5674 erdhën në Itali. Sipas IOM-it, në mes të 100.000 dhe 200.000 njerëz priten nga Libia në Evropë.

Sipas raporteve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, javën e kaluar më shumë se 70 anije janë nisur nga Libia. Agjencia është bazuar në informacionet nga Ministria italiane e Punëve të Brendshme.