Shëndetësi
Qindra pacientë presin korridoreve të ftohta për vizita mjekësore
Në këto hapësira, sipas mjekëve, bën ftohtë, e madje ato shpeshherë kaplohen nga ujërat e zeza
Me qindra pacientë gjatë ditës presin për vizita ambulantore specialistike, të cilat kryhen brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Por, hapësirat ku qindra pacientë në ditë marrin këto shërbime, janë të improvizuara në bodrumin e njërës prej klinikave të Qendrës. Në këto hapësira, sipas mjekëve, bën ftohtë, e madje ato shpeshherë kaplohen nga ujërat e zeza, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Blerim Morina, 34 vjeç, thotë se tash e dy orë është duke pritur në radhë për të kryer një kontroll mjekësore për neurologji. Ai thotë se pritjet janë mjaft të gjata, por nuk ka zgjidhje tjetër, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Kaltrina Gashi, ka ardhur nga qyteti i Podujevës për të zënë radhët për vizitë mjekësore.
Shqiptar Demaçi, kirurg torakal, tha për “Radion Evropa e Lirë” se kushtet në këto hapësira janë shumë të vështira. Ai ka potencuar faktin se çdo ditë, mbi 40 pacientë vijnë aty për vizita nga fusha e tij mjekësore, kurse janë me qindra, sipas tij, që presin për kontrolle nga fushat tjera të mjekësisë.
Në anën tjetër, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare, Shpend Fazliu thotë se këto hapësira të improvizuara, mund të zëvendësohen me ambiente tjera, ku kushtet pritet të jenë diç më të mira për pacientët.
Ndryshe, këto hapësira shfrytëzohen për shërbime ambulantore nga fusha e kirurgjisë plastike, kirurgjisë torakale, urologjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare, ortopedisë si dhe disa shërbime tjera.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës