Shkurt.ch
Qindra mijë veta vallëzojnë me moton “Dashuria nuk ka fund”
“Paradistët” vallëzojnë duke marshuar në shtegun prej 2 kilometrash dhe promovojnë kështu dashurinë, lirinë, paqen dhe tolerancën
Sot në Cyrih, me qindra mijë veta po marrin pjesë në “Street Parade”, të 26-tën me radhë që mbahet gjithmonë në fillim të gushtit në rrugët buzë liqenit. Edicioni i 26-të i këtij marshi karakteristik mbahet nën moton “Love never ends” (dashuria nuk ka fund), shkruan albinfo.ch. “Paradistët” vallëzojnë duke marshuar dhe promovojnë kështu dashurinë, lirinë, paqen dhe tolerancën.
Parada ka filluar në orën 14 dhe ajo, nën tingujt e muzikës elektronike do të vazhdojë në shtegun e gjatë rreth dy kilometra deri në orën 22. Pas kësaj, deri në mesnatë muzika do të vazhdojë të luhet në skenat e shumta të improvizuara përgjatë shtegut ku është zhvilluar parada. Po ashtu do të ketë edhe një spektakël me drita laseri që do të projektohen në errësirën e natës në qiell.
“Street Parade” e Cyrihut bën pjesë ndër aktivitetet më të mëdha të këtij lloji në botë dhe ajo përcillet nga masa të forta sigurie.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











