Shkurt.ch

Qindra mijë veta në “Lake Parade” në Gjenevë

E veçanta e paradës së sivjetme ka qenë hapja e parakalimit nga 200 fëmijë të moshës tetë deri në 12 vjeçare

Qindra mijë veta kanë marrë pjesë në manifestimin masiv “Lake Parade” të mbajtur të shtunën në qytetin e Gjenevës. Adhurues të muzikës techno dhe kureshtarë të tjerë të zakonshëm kanë parakaluar në rrugët rreth liqenit gjatë gjithë ditës dhe deri në orën 4 të mëngjesit të së dielës. Për argëtimin e tyre janë kujdesur 14 “lake Mobiles”, makina me stabilimente muzikore.

Tri skena dhe në 15 hapësira vallëzimi, ose 30 mijë metra katrorë, kanë qenë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë dëshiruar të vallëzojnë. Pos nën qiellin e hapur, është festuar po ashtu edhe në klubet e mbyllura të Gjenevës.

E veçanta e paradës së sivjetme ka qenë hapja e parakalimit nga 200 fëmijë të moshës tetë deri në 12 vjeçare.

“Lake Parade” ka përfunduar pa asnjë ekses.