Kosova
Qindra infermierë kërkojnë vërtetim në OIK për largim nga vendi
Numri i infermierëve që po largohen nga Kosova ka rënë dukshëm këtë vit, ndonëse ky numër pritet të rritet nga viti i ardhshëm. Në Odën e Infermierëve të Kosovës, 275 infermierë kanë kërkuar licenca të paplastifikuara, ndërsa 108 kanë kërkuar Kodin Etik që shërben për punësim në vendet perëndimore.
Largim nga vendi po kërkojnë edhe përmes kompanive që merren me rekrutimin e tyre.
Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, thotë se numri i aplikimeve krahasuar me vitet e kaluara është në rënie, veçse është rreziku që ky numër të rritet nga viti i ardhshëm.
“Siç jeni të njoftuar që në Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, çdo ditë tërhiqen licenca të paplastifikuara dhe vërtetime të Kodit Etik. Nga janari deri në tetor kemi tërheqje të vërtetimeve të Kodit Etik gjithsej 108, kurse licenca të paplastifikuara i kemi 275”, thotë Gori.
Gori thotë se infermierët kanë zgjedhur edhe një mënyrë tjetër për largim nga vendi. Krahas kompanive, infermierët kontaktin me institucionet shëndetësore atje e kanë të drejtpërdrejtë.
“Realisht, numri është rënie duke e konsideruar se tashmë me liberalizimin e vizave, shumica e infermierëve kontaktin me institucionet shëndetësore atje e kanë të drejtpërdrejtë. Tanimë nuk qarkullojnë nëpër agjencione për të rregulluar dokumentacione apo gjëra të tilla që u nevojiten, kështu që unë pres që vitin 2025, numri ka me qenë dukshëm në rritje sepse infermierët tash janë duke u përgatitur. Ne e dimë që tash ju duhet edhe gjuha edhe kontrata, sigurisht që viti i ardhshëm ka me pas një rritje të dukshme. Sigurisht që po sepse shumica e infermierëve tashmë vetëm në procedura sipas informatave që i posedojmë ne, dhe vitin 2025 ata i përfundojnë këto procedura dhe fillojnë ta zhvillojnë profesionin e tyre atje”, thotë Gori.
Kryetarja e OIK-ut thotë se edhe Ligji i Pagave ka shpërfaqur edhe më tej pakënaqësinë e infermierëve. Andaj, shpreson që kjo të reflektojë nga institucionet përgjegjëse.
“Me Ligjin e Pagave, unë kam qenë shumë optimiste, shumë optimiste, mirëpo ligji aktual, infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë nuk i gradoi në vendin e merituar, kështu që unë pres që të ketë përmirësime dhe sigurisht që me ngritjen e pagave është një motiv, sepse ata po largohen nga vendi për një pagë e një jetë më të mirë”, u shpreh Gori për EO.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?