Shkurt.ch

Qindra fëmijë nga Sri Lanka janë adoptuar ilegalisht në vitet 1980

Qindra fëmijë të Sri Lankës janë adoptuar në mënyrë të paligjshme në Zvicër, në vitet 1980, shkruajmë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Të hënën, Kantoni St. Gallen publikoi një raport mbi praktikat e tij në atë kohë, në lidhje me një agjenci të paskrupullt të birësimit.

Të sapolindurit e vjedhur nga spitalet apo shtëpitë, nënat e detyrara të ndahen nga fëmijët e tyre, duke i shitur ato me çmime të lira, “farma të foshnjeve” ku gratë janë detyruara të lindin për të tjerët.

E gjithë kjo është e vërtetë, një banore e St. Gallenit dikur e favorizoi këtë trafik birësimi në të gjithë Zvicrën, kantoni i mësoi dhe i publikoi detajet e këtyre praktikave ilegale, përcjell Albinfo.ch.

Publikimi i këtij raporti e ka gëzuar Sara Ramani Ineichen, kryetare e komunitetit të interesit për të adoptuarit nga Sri Lanka në Zvicër. “Për ne, është shumë, shumë e rëndësishme”, thotë ajo. “Kjo i konfirmon të gjitha dyshimet që kemi pasur”.

Duke kërkuar mbështetje nga kantonet dhe Konfederata Zvicerane për të adoptuarit që kërkojnë familjet e tyre, Sara Ramani Ineichen rikujton se shumë dokumente janë falsifikuar dhe nuk ka gjurmë të tjera për të kërkuar familje, me përjashtim të testeve të shtrenjta të ADN-së, përcjell Albinfo.ch.

Vetëm në shoqatën e Sara Ramani Ineichen, 145 të adoptuar janë në kërkim të prindërve të tyre biologjikë. Në të gjithë Zvicrën, në vitet 1980, janë adoptuar më shumë se 700 fëmijë të Sri Lankës.