Shqipëria

Qeverisë së Shqipërisë i kërkohet të rrisë konkurrencën për thithjen e investimeve

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka rënie të theksuar në fuqinë konkurruese te tërheqjes se investimeve të huaja në rajon

Konfindustria në Shqipëri i ka bërë thirrje ekzekutivit për marrjen e masave për rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos te huaja në ekonominë kombëtare.

Ajo rekomandon një ndryshim në mënyrë thelbësore të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare, transmeton albinfo.ch.

I kërkohet qeverisë shqiptare që të ndërhyhet në hapjen e tregjeve nëpërmjet luftës kundër, monopoleve, karteleve dhe oligopoleve, korrupsionit të të gjitha llojeve.

Për të pasur një ekonomi më konkurrente me vendet e rajonit, Konfindustria thotë se duhet ndërtimi i politikave fiskale te ngjashme me vendet e rajonit. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka rënie të theksuar në fuqinë konkurruese te tërheqjes se investimeve të huaja në rajon.

Ndërsa përmend se 60% e investimeve të huaja në vend për vitin 2016 do të përbeheshin vetëm nga dy projekte të filluara vite me parë sikurse janë TAP dhe HEC Devollit. “Ndikimi i investimeve te huaja ne punësim të qëndrueshëm në afatgjate është tejet i kufizuar. Përmirësimi i ekonomisë në vend do të ndikonte në ndërprerjen e Largimeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së , shumica fuqi e re punëtore”, thuhet në apelin e konfindustrisë.