Uncategorized

Qeverisë i mbetet të vendosë për pasaportën zvicerane të Hamdi Halilit

"Shpresoj që qeveria e kantonit të vendosë vetë. Me këtë, do ta kursenim aplikuesin nga detyrimi për të rinisur aplikimin..."

Qeveria e Kantonit Bazelland duhet të merret përsëri me refuzimin që i është bërë kërkesës për natyralizim të kosovarit Hamdi Halili, shkruan srf.ch.

Siç mund të konkludohet nga përgjigjja e saj që i është drejtuar administratorit të SP-së së rrethit Bubendörf it, Thomas Noack, është pranuar një ankesë kundër vendimit të Asamblesë së qytetarëve, të marrë më 21 dhjetor 2019 kundër dhënies së pasaportës zvicerane Halilit, transmeton albinfo.ch. Nëse ankesa miratohet, Qeveria e Kantonit mund të kthejë kërkesën e natyralizimit për rivlerësim në Asamblenë e qytetarëve ose madje edhe të vendosë vetë për këtë çështje, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Pas përfundimit të procedurës së ankesës, duhet të vlerësohet nëse janë të nevojshëm hapat e mëtejshëm, përcjell albinfo.ch. Pavarësisht nga kjo, Asambleja e Qytetarëve është e detyruar në bazë të Ligjit për të Drejtat Civile, të marrë vendimin e refuzimit të arsyeshëm të ofertuesit të Bazelit…

Siç ka shkruar edhe albinfo.ch., më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja e Qytetarëve të Bubendorfit pati refuzuar për herë të dytë natyralizimin e kosovarit vendas Hamdi Halili. Arsyeja për këtë refuzim ishte befasuese për faktin se mungonte!

Halili nuk pati ushtruar ankesë kundër vendimit të dytë negativ të asamblesë. Por, kanë qenë disa fshatarë që kanë apeluar, transmeton albinfo.ch. Ata kanë preferuar të mbeteshin anonim.

Sidoqoftë, ankesa tashmë ndodhet në përpunim, në shërbimin juridik të qeverisë.

Ndërsa administratori i rrethit të PS, Thomas Noack, i cili gjithashtu jeton në Bubendorf thotë: “Shpresoj që qeveria e kantonit të vendosë vetë. Me këtë, do ta kursenim aplikuesin nga detyrimi për të rinisur aplikimin…”