Lajme
Qeveria zvicerane pret deficit prej 2,5 miliardë CHF për vitin 2021
Qeveria zvicerane pret një deficit buxhetor prej 2.5 miliardë CHF vitin e ardhshëm, për shkak të më shumë masave për t’u marrë me krizën e koronavirusit.
Qeveria dhe Parlamenti kanë miratuar javët e fundit masa shtesë që mund t’i kushtojnë Zvicrës 1,4 miliard CHF vitin e ardhshëm, thotë një njoftim për shtyp i kabinetit të premten.
Në njoftim thuhet se “duke pasur parasysh kufizimet e vazhdueshme dhe gjendjen ende të pasigurt, masat e mëtejshme mbështetëse për të trajtuar pandeminë COVID-19 janë planifikuar për 2021”.
Këto përfshijnë mbështetjen për transportin publik (514 milionë CHF), kompensimin e humbjes së fitimeve (490 milionë CHF), ndihmën financiare për sektorin e kulturës (130 milionë CHF), si dhe 250 milionë CHF për rikapitalizimin e kontrolluesit zviceran të trafikut ajror Skyguide. Shpenzimet e buxhetuara për vitin 2021 tani janë 78.3 miliardë CHF, 3.9% më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2020, i cili u detyrohet “pothuajse ekskluzivisht shpenzimeve të lidhura me COVID-19”, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












