Lajme
Qeveria zvicerane po shqyrton hapjen e restoranteve më 11 maj
Këshilli Federal po shqyrton mundësinë që qysh më 11 maj të bëhen lehtësimet e para në sektorin e hotelierisë
Kriza e koronavirusit ka zhytur industrinë e turizmit në mjerim. Shumë ndërmarrje hoteliere dhe ofrues të shërbimeve të udhëtimit kanë frikë për ekzistencën e tyre. Së këndejmi, nuk është çudi, që ata duan më në fund të dinë nga Këshilli Federal se si të veprojnë më tutje.
Presidentja Federale, Simonetta Sommaruga, ka bërë përpjekje së bashku me përfaqësuesit e turizmit se si të gjendet një zgjidhje për pushimet verore në Zvicër. Këshilli Federal tashmë është duke kërkuar të bëjë një hapje provuese të lokaleve të gastronomisë më 11 maj.
“Të hulumtojmë së bashku dhe të skicojmë se si mund të duken pushimet verore në Zvicër – pa rrezikuar mbrojtjen e shëndetit që është ende e nevojshme”. Kështu ka thënë të dielën kryetarja e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, në takimin ku ishin dhe dy ministra të tjerë, Guy Parmelin dhe Alain Berset, shkruan blick.ch.
Asgjë nuk është vendosur konkretisht, por Këshilli Federal i jep shpresë industrisë së turizmit, transmeton albinfo.ch. Sommaruga ishte optimiste, duke thënë për gazetën e përmendur se “në verë disa gjëra do të jenë shumë të mundura”.
Këshilli Federal po shqyrton pra mundësinë që qysh më 11 maj të bëhen lehtësimet e para në sektorin e hotelierisë. “Ne po shqyrtojmë me degët përkatëse se çfarë është e mundur të bëhet”, ka thënë ajo, duke menduar për një “hapje graduale” të skenës së gastronomisë.
Në këtë pikë është thelbësore që të mbrohen si mysafirët, ashtu dhe punonjësit. Prandaj, jo të gjitha kompanitë mund të punojnë me kapacitet të plotë. “Vetë gastronomia duhet të mendojë për ofertën që mund ta ofrojë dhe për atë që ajo ka llogari ta ofrojë”, ka theksuar Sommaruga. Vetëm atëherë Këshilli Federal do të vendosë.
Zhvillimi i situatës në këtë drejtim, midis 11 majit dhe 8 qershorit do të jetë vendimtar për një hapje të mëtejshme të gastronomisë. “Nëse gjërat shkojnë mirë, shumëçka do të jetë e mundur në sektorin e turizmit në këtë verë”, ka thënë Sommaruga.
Një javë më parë, ministri Parmelin kishte përmendur mundësinë e hapjes së lokaleve të gastronomisë pas “disa javësh”, pa dhënë ndonjë datë konkrete.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?