Lajme
Qeveria zvicerane përballet me presion në rritje për të relaksuar masat Covid
Presioni po rritet mbi qeverinë zvicerane për të lehtësuar kufizimet e vendosura për të ulur përhapjen e pandemisë Covid-19, përcjell albinfo.ch
Federata e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të hënën bëri thirrje për një rishikim të situatës aktuale, duke thënë se qeveria po përqendrohej shumë në shëndetësi ndërsa nuk po merrte në konsideratë ndikimin ekonomik dhe financiar të kufizimeve.
Grupi tha që interesat e shëndetit publik dhe ekonomisë duhej të ishin të ekuilibruara dhe se masat e higjienës dhe sigurisë do të lejonin fundin e mbylljes aktuale dhe kthimin në një “jetë të shëndetshme ekonomike dhe shoqërore”.
Në të njëjtën mënyrë, Organizata e Punëdhënësve i ka kërkuar qeverisë të lehtësojë kufizimet më shpejt pasi të vaksinohen njerëz të moshuar dhe të prekshëm. Sektori shëndetësor i Zvicrës mund të përballet me deri në 30,000 infeksione ditore të pacientëve më të rinj dhe më pak të prekshëm, sipas presidentit të organizatës, Valentin Vogt, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë