Lajme
Qeveria Zvicerane: Mos blini me shumicë, do të ketë mjaft nga të gjitha!
Pavarësisht rafteve të boshatisura që mund të shohim në shitore aty këtu, Qeveria Federale dhe shpërndarësit e mëdhenj kanë nën kontroll furnizimin me ushqim
Edhe pse autoritetet po bëjnë thirrje për maturi kur bëhet fjalë për koronavirusin, shumë njerëz janë të shqetësuar: Kjo është qartë e dukshme ndër të tjera, tek shitoret me pakicë, shkruan srf.ch. Mund të shihen boshllëqe në raftet që përndryshe duhet të jenë të plota, në shumë vende sepse konsumatorët e shqetësuar janë duke u furnizuar me shumicë.
Në raftet ku zakonisht ka produkte të konservuara ose oriz, të shtunën vazhdimisht kishte boshllëqe, transmeton albinfo.ch. “Ne kemi vënë re që nga fillimi i javës një kërkesë të shtuar për mallra të konservuara. Njerëzit janë posaçërisht në kërkim të këtyre produkteve”, thotë Marcel Schlatter, zëdhënës i Migros-it.
Në disa dyqane të Migrosit, aktualisht raftet mbushen deri në gjashtë herë në ditë, ndërkohë që në ditët normale ato mbusheshin vetëm një herë në ditë, përcjell albinfo.ch. Mallrat e konservuara, makaronat, orizi dhe vaji janë veçanërisht të kërkuara nga klientët.
Ueli Haudenschild, shef i sektorit të Ushqimit dhe Barnave në Zyrën Federale për Furnizim Ekonomik (BWL), shpjegon se në Zvicër praktikohet mbajtja e një depoje të detyrueshme për produkte ushqimore themelore si sheqeri, orizi ose vaji i gatimit: “Ne i detyrojmë furnizuesit dhe shitësit me pakicë që ushqimet të cilat nuk prishen t`i mbajnë në magazinë në rezerva që mjaftojnë për tre muaj”.
Edhe nëse importet nuk do të ishin më të mundshme ose do të zvogëloheshin, gjithmonë jemi në zotërim të këtyre rezervave të detyrueshme, thotë Haudenschild.
“Nuk mund të flitet për telashe, ne jemi të përgatitur mirë”, thonë në Migros, transmetoin albinfo.ch. Problemi, sidoqoftë, është se logjistika duhet të vazhdojë punën, tha zëdhënësi Schlatter.
Kjo është arsyeja pse janë rritur kapacitetet në logjistikë, me tren dhe në rrugë në mënyrë që Migros të mund të përmbushë mandatin e tij themelor të furnizimit. “Tani jemi duke punuar ashtu që sapo raftet të zbrazen, ato të mbushen menjëherë me mallra të reja. Por ne, padyshim që kemi artikuj të mjaftueshëm në depot e dyqaneve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës