Lajme

Qeveria zvicerane mirëpret raportimin e përmirësuar për ngacmimet seksuale

Ngacmimi seksual është i përhapur në Zvicër, por nuk ka të dhëna të besueshme për sjelljet e padëshiruara, sipas një raporti të ekspertëve, përcjell tutje albinfo.ch.

Gratë janë viktima në nëntë nga dhjetë raste, shumica e rasteve të ngacmimeve dhe incidenteve ndodhin kryesisht në hapësirën publike, por fëmijët dhe adoleshentët sulmohen gjithnjë e më shumë në internet. Studimi, i cili u porosit nga qeveria, zbuloi se të dhënat statistikore për ngacmimet seksuale janë të pamjaftueshme.

Arsyet kryesore janë dallimet në përkufizimin e ngacmimit, numri i kufizuar i incidenteve të raportuara në polici si dhe mungesa e ndërgjegjësimit për këtë çështje midis policisë dhe autoriteteve të drejtësisë, thanë ekspertët.

Qeveria zvicerane tha se miratoi raportin të mërkurën, duke thënë se mbështet përpjekjet për të përmirësuar situatën, përcjell tutje albinfo.ch.