Lajme
Qeveria zvicerane heton tregtarët e mallrave, shkak sanksionet ndaj Rusisë
Qeveria zvicerane ka urdhëruar hartimin e një raporti mbi tregtimin me mallra derisa ngritën dyshime nga tregtarët për moszbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Në një intervistë për televizionin publik të Zvicrës, udhëheqësja e Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike, Helene Budliger, u shpreh se beson që sanksionet janë zbatuar plotësisht, raporton Swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ka porositur një studim për të fituar një pasqyrë më të mirë për sektorin, kjo synon të plotësojë boshllëqet e krijuara në vendet e punës e tatimet për lëndët e para”, tha Budliger për mediumin zviceran.
Por, ajo shtoi se nga tregtarët kanë marrë konfirmimin se kanë mbyllur bizneset me Rusinë pas sanksionimeve. Megjithatë, Budliger shprehet se ka pasur raste kur kanë munguar të dhënat.
Zvicra ka miratuar disa raunde sanksionesh në përputhje me ato të Bashkimit Evropian, duke përfshirë një kufi të çmimit të naftës së papërpunuar ruse të shpallur dhjetorin e kaluar, raporton Swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i qeverisë së Zvicrës erdhi pas një kërkese që kishte bërë organizata joqeveritare “Public Eye” për formimin e një autoriteti që do të mbikëqyrte sektorin e tregtimit me mallra për të rritur transparencën sa i përket zbatimit të sanksioneve.
Ndërkaq, Prokurori i Përgjithshëm, Stefan Blättler, në korrik të vitit 2022 kishte paralajmëruar tregtarët e drithërave, qymyrit e mallrave të tjerë të vjedhura nga Ukraina se mund të përballen me ndjekje penale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra