Shkurt.ch

Qeveria Zvicerane: Edhe ne po rrimë në shtëpi për festën e Pashkëve

Në një videomesazh që kanë publikuar së fundi, pjesëtarët e Këshillit Federal të Zvicrës tregojnë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë gjatë ditëve të festës së Pashkëve.

Ajo që është e sigurt dhe që e kanë theksuar që të gjithë: Ata do të rrinë në shtëpitë e tyre, duke dhënë kështu dhe shembullin personal për luftimin e koronavirusit.