Lajme
Zvicra do afrim me NATO-n, por duke ruajtur neutralitetin

Zvicra duhet të forcojë bashkëpunimin e saj ushtarak me NATO-n në funksion të luftës në Ukrainë, duke respektuar neutralitetin e saj, sipas një raporti qeveritar, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra duhet të jetë në gjendje të mbrohet sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, në një konferencë për shtyp në Bernë. Ajo tha se anëtarësimi në NATO, që do të nënkuptonte fundin e neutralitetit, nuk është një opsion për Zvicrën, por duhet të marrë parasysh edhe situatën e re.
Rusia ka shkatërruar themelet e një rendi paqeje të bazuar në rregulla në Evropë përmes sulmit të saj ushtarak ndaj Ukrainës, tha qeveria. Ushtritë evropiane po riorientohen drejt parandalimit dhe mbrojtjes kundër sulmeve ushtarake dhe drejt luftës konvencionale. Një dinamikë e re bashkëpunimi mes shteteve evropiane është duke u zhvilluar.
Zvicra duhet ta marrë parasysh këtë për të forcuar aftësinë e saj mbrojtëse, sipas qeverisë. Në këtë frymë, raporti plotësues i Raportit të Politikës së Sigurisë 2021 paraqet mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit me NATO-n dhe BE-në, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Shkurtimet e OBSH-së mund të jenë më të këqija se ç’pritej Ekziston frika se shkurtimi i vendeve të punës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë mund të jetë...
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë
-
Raporti: Mijëra të huaj jetojnë në Zvicër me pasaporta false
-
Më shumë vende pune në Zvicër u shpallën në tremujorin e parë të vitit
-
Qiramarrësit e Cyrihut u goditën më së shumti nga dëbimet