Lajme
Qeveria zgjat për dy muaj afatin për të paguar qiratë e banesave
Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë

Në rrethanat aktuale të pandemisë së koronavirusit, rreziku për të vonuar pagesën e qirasë është më i lartë se zakonisht. Kjo vlen si për ambientet e banimit ashtu dhe për ato afariste.
Kështu, sipas Këshillit Federal, ekziston gjithashtu një rrezik i lartë për të dhënë njoftimin për përfundimin e marrëveshjes së qirasë, u tha në konferencën e sotme pe¨r media të mbajtru në Bernë nga autoritetet federale të Zvicrës.
Për të zvogëluar presionin në këtë drejtim, Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo do të zbatohet nës rastet kur qiramarrësit janë në prapambetje të pagesës për shkak të masave të urdhëruara nga autoritetet në kuadër të luftimit të koronavirusit.
Zgjatja e afatit zbatohet për qiratë dhe kostot ndihmëse që kanë qenë për t`u paguar midis 13 marsit dhe 31 majit 2020, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, afati për pagimin e qirasë rritet nga 60 në 120 ditë, në të njëjtat kushte.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
Zvicra tërheq shumë emigrantë, por edhe humb: 60% largohen sërish nga vendi Rreth 150 mijë njerëz emigrojnë në Zvicër çdo vit, por gati 90 mijë prej tyre e...
-
Kreu i SNB-së nuk përjashton ngadalësimin e rritjes zvicerane
-
20 vjet më vonë, Swissair vazhdon të paguajë borxhet ndaj qeverisë federale
-
Çfarë hanë ushtarët zviceranë gjatë shërbimit të tyre ushtarak?
-
Zviceranët po punojnë gjithnjë e më gjatë