Tematike
Qeveria synon barazimin e shanseve në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore
Qeveria Federale synon të nxisë barazinë e shanseve dhe t`i zvogëlojë dallimet mes shtresave të ndryshme të popullatës në fushë të shëndetësisë

Të ardhurat e personit ashtu si dhe niveli arsimor i tij do të merren më shumë në konsideratë në promovimin e shëndetësisë në Zvicër. Në këtë mënyrë, Qeveria Federale synon të nxisë barazinë e shanseve dhe t`i zvogëlojë dallimet mes shtresave të ndryshme të popullatës, thuhet në një komunikatë të publikuar sot. Këtë synim, qeveria e mbështet në qëndrimin se në mes të shëndetit dhe arsimimit gjithmonë ka një lidhje.
Njerëzit me shkallë më të ulët të arsimit për shembull, janë dyfish më shpesh të prekur nga sëmundja e diabetit se ata me arsimim më të lartë. Po ashtu ata me arsimimim më të ulët kanë shumë më shpesh tension të lartë të gjakut.
Veç kësaj, faktorët si shkalla e arsimimit dhe të ardhurat ndikojnë edhe në qëndrimin, fjala vjen në lidhje me sportin dhe me ushqimin. Kështu, migrantët që jetojnë në Zvicër heqin dorë nga shërbimet mjekësore gjashtë fish më shpesh se vendësit. Personat me të ardhura më të larta dhe me arsimim më të lartë janë më shpesh në lëvizje. 75% të tyre janë së paku një herë në javë aktivë fizikisht. Ndërsa njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe me shkallë më të ulët të arsimit janë aktivë në shkallën 54%.
Sa i përket të ushqyerit, 22% të njerëzve me shkallë të lartë arsimimi konsumojnë në masë të mjaftueshme pemë e perime, ndërkohë që këtë e bëjnë 15% të njerëzve me shkallë të ulët arsimimi dhe me të ardhura të ulëta.
Përpjekjet për promovimin e barazisë së shanseve deri tash janë përqendruar në lëmin e migracionit. Interpretuesit ndërkulturorë mundësojnë, për shembull, kuptimin në mes të profesionistëve të shëndetësisë dhe pacientëve të cilët nuk e flasin asnjërën nga gjuhët e vendit. Këtyre mund t`u shërbejë edhe platforma migesplus.ch e Kryqit të Kuq të Zvicrës, e cila ofron material informativ në një numër të konsiderueshëm të gjuhëve të huaja.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja Në kazermën e Bernës, një grup prej 120 vajzash të reja po përjetojnë për herë të...
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes