Lajme
Qeveria suedeze vazhdon ndalimin e hyrjes deri më 31 janar të vitit të ardhshëm
Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim hyn edhe Kosova
Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin.
Sipas Ambasadës Suedeze në Kosovë, këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021. Ndërkaq, ndalimi i hyrjes në Suedi për udhëtarët nga vendet brenda BE-së është zgjatur deri më 30 nëntor 2021.
Për të udhëtuar në Suedi nga këto vende, duhet të jeni ende në gjendje të tregoni një certifikatë digjitale të BE-së për COVID-19 ose certifikatë ekuivalente që deklaron se ose jeni vaksinuar kundër COVID-19, keni dalë negativ brenda 72 orëve para mbërritjes ose jeni shëruar nga COVID-19 brenda 6 muajve.
Sikur edhe më herët, personat që udhëtojnë nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi të hyrjes dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë të paraqesin një certifikatë kur hyjnë në Suedi.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga