Lajme
Qeveria shton ndihmat për punonjësit e kulturës, të dëmtuar nga pandemia
Punonjësit e kulturës mund të aplikojnë për kompensimin e humbjes në mënyrë retrospektive nga 1 nëntori i vitit 2020

Krahas hotelerisë dhe turizmit, kultura hyn ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia. Për këtë arsye, që në fillim të krizës, vitin e kaluar, qeveria e vendit kishe paraparë ndihma për kompensimin e dëmeve. Por këto masa shpesh janë kritikuiar si të pamjaftueshme
Sipas një njoftimi për media, Këshilli Federal ka vendosur të ndryshojë Urdhëresën për Kulturën Covid-19. Këtë vendim e ka marrë në mbledhjen e mbajtur sot, 31 mars 2021.
Në të ardhmen, punonjësit e kulturës mund të aplikojnë për kompensimin e humbjes në mënyrë retrospektive nga 1 nëntori i vitit 2020, shkruan albinfo.ch. Ata që preken duhet të paraqesin kërkesat e tyre për kompensimin e humbjeve deri më 31 maj të vitit 2021.
Përveç kësaj, edhe artistë të pavarur, njerëz që kanë një kontratë me kohë të caktuar në sektorin kulturor, në të ardhmen do të kenë gjithashtu mundësinë të aplikojnë për kompensim.
Kufiri i aseteve për dhënien e ndihmave emergjente për punonjësit e kulturës është rritur gjithashtu: në të ardhmen, kjo do të jetë 60,000 dhe jo më 45,000 franga sa ishte deri më tani dhe do të godasë vetëm pasuritë e tundshme, jo pasuritë e patundshme.
Dhe së fundmi: Për njerëzit nga sektori kulturor që u është dashur të presin më shumë se 30 ditë për një vendim nga autoritetet kantonale, është vendosur një mundësi për të marrë një paradhënie. Në lidhje me këtë vendim, ministri i shëndetësisë, Alain Berset dhe bashkëpunëtorët, janë duke mbajtur një konferencë për media në Bernë
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë