Shqipëria
Qeveria shqiptare shpall Liqenin e Pogradecit “Peizazh të mbrojtur ujor e tokësor”
Këshilli i Ministrave në Shqipëri shpalli të mërkurën “Peizazh i mbrojtur ujor e tokësor” të kategorisë V, Liqenin e Pogradecit, me sipërfaqe 27 730.54 ha.
Liqeni i Pogradecit është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan (289 m). Përfshin një sipërfaqe prej 358.2 km2, ku 109 km² i takon Shqipërisë. Lartësia e liqenit është 695 m mbi nivelin e detit. Vija bregliqenore është 87.5 km e gjatë, nga të cilat i takojnë 31.5 km Shqipërisë dhe 56 km Maqedonisë së Veriut.
Peizazhi i mbrojtur i Pogradecit përbën një ekosistem natyror kompleks ujor dhe tokësor. Përfshin disa nivele vegjetacioni të dalluara mirë, bazuar në kushtet klimatike dhe bio-fizike të zonës. Pyjet e lisit mbizotërojnë kodrat lindore të zonës dhe kodrat e Malit të Thatë, si dhe pjesën e poshtme të kodrave në perëndim, në liqen, deri në 1 400 m, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Më 5 korrik 2019, për shkak të pasurisë së lartë biologjike dhe kulturore të Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare e tij bashkë me zonën përreth u përfshi në Listën e Trashëgimisë mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s.
Në mbledhjen e sotme qeveria po ashtu shpalli “Peizazh të mbrojtur ujor e tokësor” të kategorisë V lumin Buna, Velipojë, me sipërfaqe 19 471.17 ha si dhe “Peizazh të mbrojtur” zonën Guri i Nikës, Valamarë-Lenie, me një sipërfaqe prej 172.7 ha./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?