Lajme
Qeveria propozon ashpërsim masash por jo mbyllje
Kantonet tani kanë kohë deri të martën, më 14 dhjetor, për të komentuar lidhur me këtë. Është ende e paqartë se kur Këshilli Federal do të vendosë përfundimisht për masat e propozuara
Këshilli Federal duke synuar forcimin e mëtejmë të masave kundër koronës, në mbledhjen e tij të sotme në thelb ka vendosur të sugjerojë dy variante.
Varianti 1
2G: 2G do të praktikohet kudo ku ekziston detyrimi për certifikatë 3G sot (në kinema, restorante, qendra fitnesi), transmeton albinfo.ch. Ata që janë të pavaksinuar pra nuk do të kenë më fare qasje. Edhe aty ku zbatohet rregullorja 2G, maskat duhet të vihen përsëri. Ngrënia dhe pirja duhet të bëhen vetëm ulur.
2G +: Baret, klubet dhe qendrat e fitnesit gjithashtu duhet të jenë në gjendje t`i përmbahen rregullores 2G +. Në këtë rast edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar do të kenë nevojë gjithashtu për një test negativ për Covid. SI “shpërblim”, për ta do të hiqet detyrimi i maskës dhe uljes në tavolinë për të konsumuar.
Varianti 2
2G: 2G do të zbatohet kudo ku sot ekziston detyrimi për certifikatë 3G. Ata që janë të pavaksinuar nuk do të kenë më akses. Edhe aty ku zbatohet 2G, maskat duhet të vihen përsëri. Vendet ku kjo nuk është e mundur do të mbyllen. Kjo vlen veçanërisht për zonat e brendshme të restoranteve, diskove, pishinave të mbuluara dhe qendrave të fitnesit.
Përveç këtyre varianteve, Këshilli Federal propozon edhe disa “masa bazë”.
Takime private: maksimumi 30 persona në hapësira të brendshme, maksimumi 50 persona, në ato të jashtme. Nëse një person i pavaksinuar është i pranishëm në takimet e brendshme, numri maksimal i pjesëmarrësve është i kufizuar në 5 persona.
Arsimi: Detyrimi për maskë në shkolla nga niveli i mesëm i lartë, mësim në distancë në universitete dhe kolegje teknike
Puna: Zyra e detyrueshme nga shtëpia (Home Office)
Kantonet tani kanë kohë deri të martën, më 14 dhjetor, për të komentuar lidhur me këtë. Është ende e paqartë se kur Këshilli Federal do të vendosë përfundimisht për masat e propozuara.
Ndërkohë, presidenti Parmelin dhe ministri i shëndetësisë, Berset janë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me masat e reja të pandemisë, në konferencën për media, që po mbahet këto çaste në Bernë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë