Uncategorized

Qeveria pro sanksionimit të pedofilisë, me disa përjashtime

Gjykatat në të ardhmen duhet të urdhërojnë ndalimin pa përjashtim të veprimtarive që kanë të bëjnë me fëmijë për personat që janë dënuar për pedofili

Këshilli Federal planifikon që të ashtuquajturën “Iniciativa e pedofilisë” ta zbatojë në mënyrë restriktive dhe me këtë rast do t`i përmbahet me përpikëri përcaktimeve kushtetuese lidhur me këtë problematikë, raporton srf.ch. Këtë qëndrim qeveria e vendit e ka bërë publik në një mesazh që flet për jetësimin e iniciativës së përmendur popullore.

Kështu, sipas qeverisë, gjykatat në të ardhmen duhet të urdhërojnë ndalimin pa përjashtim të veprimtarive që kanë të bëjnë me fëmijë për personat që janë dënuar për pedofili, transmeton albinfo.ch. Kjo do të vlente për gjithë jetën dhe prek jo vetëm punët profesionale por edhe aktivitetet e lira.

Por, Këshilli Federal megjithatë mban qëndrimin që në raste të veçanta të bëjë edhe përjashtime. Kjo vlen për rastet si lidhjet e dashurisë në rini dhe raste tjera të ngjashme.