Shqipëria
Qeveria me më pak ministra në histori
Qeveria “Rama 2” ka hyrë në histori me vetëm 15 ministri. Ndërkohë, qeveria e kaluar kishte 21
Qeveria “Rama 2” ka vetëm 15 ministri dhe ka ‘thyer rekordin’, duke pasur më së paku ministri në 25 vjetët e fundit.
Për nga numri i ministrave, kjo është qeveria më e vogël që ka njohur Shqipëria në shumë kohë, raporton “BIRN”.
Qeveria më e madhe për nga numri i ministrave ka qenë qeveria ‘Meta 2’ e cila pati një jetë të shkurtër në fund të vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002. Ajo qeveri pati plot 22 vetë ministra.
Qeveria ‘Berisha 1’ pati 16 ministra. Synimi i deklaruar i ish-kryeministrit Sali Berisha në atë kohë qe që ta bënte qeverinë e tij edhe më të vogël për nga numri i ministrave, por u detyrua të tërhiqej, kur iu kërkua që Ministrinë e Integrimit, të krijuar në vitin 2001, ta ruante edhe gjatë qeverisjes së tij.
Në ndryshim nga ‘Berisha 1’, qeveria ‘Rama 2’ e ka hequr Ministrinë e Integrimit, por dallimi tjetër i madh është që qeveria aktuale ka edhe dy ministra pa portofol, ndërkohë që qeveria ‘Berisha 1’ nuk kishte ministra të tillë.
Si për ironi kryeministri Edi Rama do të jetë personi që ka udhëhequr njëkohësisht një nga qeveritë më të mëdha dhe qeverinë më të vogël. Qeveria e tij “Rama 1” kishte në total 21 ministra, vetëm një më pak se sa rekordi historik i “Meta 2”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër