Shqipëria
Qeveria në Shqipëri mbulon 70 për qind të kostos për ata që instalojnë panele diellore
70 për qind të kostos Qeveria shqiptare jep për familjet që instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit, nisin aplikimet
Referuar situatës së vështirë energjetike, me të cilën po përballet Shqipëria dhe Europa, dhe në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, janë parashikuar skema nxitëse për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike për abonentët familjarë, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur zbatimin e programit për subvencionim me 70 për qind të shumës për çdo familje që do të aplikojë për një njësi diellore për ngrohjen e ujit.
Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë synon subvencionimin deri në masën 70 për qind të kostos nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë.
Ministria bëri të ditur se është çelur thirrja për aplikim për subjektet tregtuese për ofrimin e panele diellore për ngrohjen e ujit për konsumatorë familjarë
Sipas ministrisë, kjo masë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar; reduktimin e emetimeve të CO2.
MIE informon se konsumatorët familjarë duke ngrohur ujin përmes paneleve diellore kursejnë 20 për qind nga fatura e tyre.
Kjo është thirrja e parë për aplikim, e cila u drejtohet subjekteve tregtuese të interesuara për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për 2000 (dy mijë) konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.
Konsumatorët familjarë që do të aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do të mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë