Lajme
Qeveria në mbledhjen e saj emergjente nuk mori masa shtesë
Ajo ka arsyetuar vendimin me faktin se mungojnë informacione të besueshme lidhur me çështjen qendrore, atë të ngarkesës në repartet e terapisë intensive
Edhe pas konferencës së jashtëzakonshme të së premtes, Këshilli Federal nuk ka marrë asnjë masë të mëtejshme për luftimin e koronës.
Sipas komunikatës së qeverisë, “Këshilli Federal dëshiron të ndërmarrë veprime vetëm “kur ato janë të pashmangshme”, transmeton albinfo.ch.
Hapat e ardhshëm do të mund të përfshijnë, veç tjerash, mbylljen e kompanive dhe objekteve.
Qeveria e shtetit ka arsyetuar vendimin me faktin se mungojnë informacione të besueshme lidhur me çështjen qendrore, atë të ngarkesës në repartet e terapisë intensive.
Ka shenja se infeksionet me variantin Omikron ishin më të lehta dhe se vaksinimi përforcues mbron nga një ecuri e rëndë, vijon Këshilli Federal.
Gjithashtu, efekti i masave shtrënguese të vendosura më 17 dhjetor nuk mund të vlerësohet me saktësi, sipas Këshillit Federal.
Personat që kanë marrë vaksinën përforcuese (të tretë) dhe personat, vaksinimi i dytë i të cilëve është bërë më pak se katër muaj më parë ose që janë shëruar më pak se para katër muajve, duhet të përjashtohen nga detyrimi për karantinë.
BAG ua propozon këtë kantoneve përveç shkurtimit të periudhës së karantinës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













