Kosova

Qeveria ndan 600 mijë euro për zjarrfikësit dhe 120 mijë për mbledhjen e qeverive

Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të realizimit të rregullimit të statusit të zjarrfikësve të Republikës së Kosovës,  ka ndarë mjete në vlerë 600 mijë euro që do të përdoren për kompensimin e orëve shtesë të zjarrfikësve.

Ajo po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar draftin e rendit të ditës për mbledhjen e Qeverisë se Republikës të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan Albinfo.ch

Për këtë qëllim, për të mbuluar të gjitha shpenzimet që do të krijohen nga realizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 120 mijë euro.