Shkurt.ch
Qeveria miraton Raportin për Migracionin, 2015
Marrëdhëniet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë në kuadrin e partneriteteve migracionale përshkruhen si shembullore. "Ato kanë kontribuuar që Zvicra të mund të ndihmojë shpejt dhe në mënyrë efikase këto vende në përballimin me sfidat e reja"

Këshilli Federal ka miratuar sot një raport në lidhje me aktivitetet e politikës zvicerane të migracionit për vitin 2015. Ky raport vjetor karakterizohet nga intensifikimi i konflikteve në Siri dhe në Irak, konflikte këto të cilat kanë bërë në masë të madhe që të rritet numri i kërkesave të azilit në Zvicër.
Zvicra gjatë vitit 2015 është angazhuar fuqishëm në regjionet e krizës dhe përpiqet për ofrimin e ndihmave humanitare në vendin e ngjarjes, për bashkëpunim afatgjatë në sferën e zhvillimit dhe për zgjidhje të qëndrueshme. Ndërsa një sukses në rrafshin ndërkombëtar mund të realizohet me pranimin e programit “Agenda 2030”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Më tutje në raport, marrëdhëniet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë në kuadrin e partneriteteve migracionale përshkruhen si shembullore, transmeton albinfo.ch. Ato kanë kontribuuar që Zvicra të mund të ndihmojë shpejt dhe në mënyrë efikase këto vende në përballimin me sfidat e reja.
Po ashtu është shënuar një intensifikim i madh me Bashkimin Evropian dhe shtetet e veçanta të tij, në sferën e migracionit. Kështu Zvicra, veç të tjerave, ka vendosur vullnetarisht që të jetë pjesëmarrëse në ndarjen e kontingjenteve të refugjatëve të regjistruar në Itali dhe në Greqi.
Sa i përket ofrimit të ndihmës në vendin e ngjarjes, angazhimi i Zvicrës gjatë vitit 2015 ka qenë meritor në kërkimin e zgjidhjeve politike për konfliktet si ai në Irak, Siri etj. Gjegjësisht për mbrojtjen e refugjatëve.
Një sukses tjetër në rrafshin ndërkombëtar mund të realizohet me pranimin e programit “Agenda 2030”, përfundon komunikata e qeverisë.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?