Tematike
Qeveria mbështet promovimin e sportit për fëmijët dhe të rinjtë
Në këtë kuadër, Këshilli Federal synon që t`i mbështesë më shumë se deri tash kampet e detyrueshme sportive shkollore, të cilat udhëhiqen sipas rregullave J+S
Këshilli Federal i Zvicrës, i bindur për ndikimin pozitiv që ka sporti dhe lëvizja për popullatën, synon të angazhohet më fuqishëm në promovimin e sportit të masave.
Fëmijët dhe të rinjtë do të përfitojnë gjatë tërë jetës së tyre nga përvojat që fitojnë gjatë marrjes me sport, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Masat konkrete që qeveria e vendit dëshiron t`i marrë në këtë drejtim përkojnë me programin më të madh që autoritetet federale kanë për promovim të sportit, “Jugend+Sport” (J+S).
Në këtë kuadër, Këshilli Federal synon që t`i mbështesë më shumë se deri tash kampet e detyrueshme sportive shkollore, të cilat udhëhiqen sipas rregullave J+S. Kështu, në të ardhmen kampet e tilla do të mbështeten me shuma më të mëdha: maksimalisht 16 franga në ditë dhe për pjesëmarrës. Aktualisht kjo mbështetje është 7.60 franga. Me këtë veprim, Këshilli Federal synon që të veprojë kundër reduktimit të mundshëm të këtyre kampeve, i cili mund të ndodhë pas caktimit nga Gjykata Federale të një kufiri maksimal për kontributet e prindërve.
Që në raportin e vet të parë, Këshilli Federal kishte shpallur këtë qëllim të tij, përcjell albinfo.ch. Këto shuma të shtuara do të vlenin për të gjithë organizatorët e kampeve J+S, që do të thotë, për shkollat, organizatat komunale ose kantonaöe si dhe për federatat nacionale sportive dhe rinore.
Po ashtu qeveria synon t`i mbështesë më fuqishëm aktivitetet J+S me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të të rinjve te hendikepuar. Me këtë, ajo dëshiron t`i shtojë përpjekjet e saj për integrimin e këtyre të rinjve në aktivitetet e tyre sportive.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit