Maqedonia
Qeveria maqedonase do t’u ndajë 160 milionë € ndihma bizneseve
Në mbledhjen e fundit autoritetet qeveritare të RMV kanë paraparë 29 masa të ndara në 4 shtylla, në vlerë prej 160 milionë eurosh. Kështu Qeveria përmes pakos së pestë të masave ekonomike do ta “shpëtojë” shtetin nga korona kriza.
“Masa e parë është ndihmë financiare për të punësuarit në lartësi prej 1 miliard e 520 milionë denarëve për muajt shkurt dhe mars 2021, ku janë përfshirë rreth 60 mijë të punësuar në muaj”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, mbëshetja financiare do të jetë në nivele në vlerë prej 14 500 deri në 21 776 denarë për pagën mesatare për një të punësuar që të mbështeten vendet e punës në kompanitë vendase, varësisht asaj se sa kompania ka rënie të të ardhurave.
Ndërkohë thuhet se kompanitë nuk do të kthejnë fondet nga masa për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për shkurt dhe mars, nëse i investojnë ato në periudhën tjetër në rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse do të bëjnë fitim ose humbje në fund të vitit, njoftoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Shtylla e dytë është për likuiditetin – kredi pa shkallë interesi, në të cilat do të ketë edhe komponent të pakthyeshme. Shtylla e tretë është për krijimin e ambientit të favorshëm afarist me ripërcaktim sistematik, ulje të shpenzimeve parafiskale, ndërsa shtylla e katërt është mbështetja e qytetarëve.
Zaev thotë se masat janë sjellë nëpërmjet dialogut me palët e interesuara dhe drejtpërdrejt lidhen me katër pakot e mëparshme ekonomike.
Pjesa më e madhe e masave për mbështetje do të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?