Shkurt.ch

Qeveria konteston iniciativën “Kundër imigrimit masiv”

Iniciaitiva nuk është në harmoni as me marrëveshjen me BE-ne për lëvizje të lirë dhe as me konventën me EFTA-n

Këshilli Federal u ka rekomanduar votuesve që të hedhin poshtë iniciativën SVP-UDC-së me moton “Kundër imigrimit masiv”. Por, këshilli (qeveria) nuk ka ofruar me këtë rast ndonjë kundërpropozim.

Iniciaitiva nuk është në harmoni as me marrëveshjen me BE-ne për lëvizje të lirë dhe as me konventën e nënshkruar me EFTA-n. Prandaj, kjo iniciativë sjell në pikëpyetje marrëveshjet e dëshmuara si të suksesshme me partnerët evropianë, thuhet në prononcimin e Këshillit Federal.

Me këtë iniciativë kërkohet që numri i lejeve të qëndrimit të të huajve në Zvicër të kufizohet me kontigjente vjetore, në mënyrë që Zvicra të dirigjojë vetë migracionin.

Ndërsa sipas qeverisë politika aktuale e migracionit është dëshmuar si e suksesshme.

Migracioni në Zvicër vie si rezultat i gjendjes së mirë ekonomike të Zvicrës dhe kërkesës së madhe për fuqi punëtore të kualifikuar që ka ekonomia e vendit, theksohet më tej në qëndrimin e qeverisë. Kjo është ana e mirë e migracionit dhe duhet të ruhet.

Por, këshilli ka identifikuar edhe problemet që sjell me vete migracioni në Zvicër. Ai ndikon në treguin e banesave, në infrastrukturën e trafikut dhe në shpenzimin e energjisë. Këto pasoja duhet të parandalohen, ka thënë qeveria.