Tematike
Qeveria kërkon masa më të ashpra, “kërcënon” me një bllokim të dytë
Nëse situata përkeqësohet më tej në javën e ardhshme, Këshilli Federal planifikon të miratojë masa të mëtejshme në mbledhjen e tij më 18 dhjetor

Këshilli Federal është i brengosur për situatën epidemiologjike në Zvicër dhe dëshiron ta përmirësojë atë sa më shpejt të jetë e mundur, me një proces në shumë faza, raporton srf.ch.
Në takimin e ardhshëm që do ta mbajë të premten, më 11 dhjetor, qeveria planifikon të unifikojë dhe forcojë masat kundër koronës në nivel kombëtar, transmeton albinfo.ch. Për këto masa dhe hollësitë tjera u bë fjalë në konferencën për media që përfundoi pak më parë në Bernë, ku gazetarëve iu përgjigjën presidentja e konfederatës, Simonetta Sommaruga dhe ministri i shëndetësisë, Alain Berset.
Kështu, qeveria e shtetit u bën kantoneve në një konsultim me to propozimet e mëposhtme: Restorantet, dyqanet dhe tregjet, aktivitetet e kohës së lirë dhe sportive duhet të mbyllen në orën 19 të mbrëmjes dhe të qëndrojnë të mbyllura të dielën.
Jo më shumë se 5 persona nga dy familje mund të bëhen bashkë për një ngjarje private. Përjashtim bëjnë festime për deri në 10 persona nga 24 deri më 26 dhjetor (për Krishtlindje) dhe më 31 dhjetor (nata e Vitit të Ri).
Ngjarjet publike janë të ndaluara me përjashtim të ceremonive fetare dhe takimeve legjislative, përcjell albinfo.ch. Të gjitha aktivitetet kulturore (përfshirë aktivitetet shkollore) janë të ndaluara. Ngjarjet në sektorin profesional me audiencë janë të ndaluara, me përjashtim të ngjarjeve të transmetuara në internet pa audiencë.
Masat duhet të zbatohen nga 12 dhjetori deri më 20 janar. Nëse situata përkeqësohet më tej në javën e ardhshme, Këshilli Federal planifikon të miratojë masa të mëtejshme në mbledhjen e tij më 18 dhjetor. Aty përfshihen mbyllja e restoranteve dhe dyqaneve.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?