CH-Ballkani
Qeveria holandeze shpallet fajtore për vrasjen e 300 myslimanëve në Srebrenicë
Vendimi që gjykata holandeze e mori sot e mban kryesisht në fuqi vendimin e një gjykate civile nga vitit 2014, i cili thekson se shteti holandez ishte përgjegjës në vdekjen e burrave myslimanë të Bosnjës
Qeveria e Holandës ishte pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e rreth 300 burrave myslimanë, të cilët u vranë nga forcat serbo-boshnjake në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Kështu ka vendosur një gjykatë e apelit në Holandë, sipas të cilës, trupa holandez nën petkun e OKB-së nuk arritën t’i shpëtojnë myslimanët boshnjak nga ekzekutimi.
Vendimi që gjykata holandeze e mori sot e mban kryesisht në fuqi vendimin e një gjykate civile nga vitit 2014, i cili thekson se shteti holandez ishte përgjegjës në vdekjen e burrave myslimanë të Bosnjës, të cilët ishin dorëzuar nga paqeruajtësit holandez të OKB-së te forcat serbo-boshnjake në korrik të vitit 1995 dhe si pasojë ishin vrarë, transmeton Express.
Gjykatësi kryesues i Gjykatës së Apelit të Hagës, Gepke Dulek, ka thënë se burrat myslimanë të Bosnjës të vrarë nga forcat serbo-boshnjake, ishin privuar nga mundësia për të mbijetuar sepse ushtarët holandezë i kishin dërguar ata jashtë kompleksit holandez bashkë me refugjatët e tjerë që po kërkonin strehim atje.
Ata ishin në mesin e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të vrarë nga forcat serbo-boshnjake në masakrën më të rëndë të Evropës që nga lufta e Dytë Botërore. Për këtë masakër, e cila nga shumë shtete dhe organizata u cilësua si gjenocid, në Tribunalin penal të Hagës po gjykohen Ratko Mladiq, gjenerali që dha urdhër për vrasje dhe Radovan Karagjiq, njeriu që inskenoi dhunën dhe vrasjet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik