Lajme
Qeveria gjermane: Pjesëmarrja e të ardhurve ndihmon kohezionin shoqëror
Në samitin e integrimit, Merkel tha se vetëm me më shumë pjesëmarrje është i mundur kohezioni i shoqërisë. Një plan kombëtar aksioni do të duhet të çojë përpara integrimin në të gjitha fushat.
Integrimi është si për ata që vijnë në Gjermani, edhe për shoqërinë pritëse “sfidë edhe fitimprurje”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në samitin për integrimin të martën (09.03). Gjithkush duhet të mund të ndjekë rrugën e vet dhe të ndjehet i respektuar dhe i pranuar, kërkoi ajo. Një shoqëri civile e jetësuar ofron mbrojtjen më të mirë kundër çdo forme të racizmit dhe armiqësisë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Samiti i 13-të i integrimit u iniciua nga kancelarja Merkel në vitin 2006, por për shkak të pandemisë u zhvillua në formë digjitale. Në fokus të konferencës me 120 pjesëmarrës ishtë përfundimi i planit kombëtar të aksionit për integrimin i qeverisë gjermane.
“Integrimi” dhe “kohezioni”
Konkretisht u fol për rezultatet e arritura në temën e “integrimit” dhe “kohezionit” shoqëror, por edhe për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimin e njëjtë të të ardhurve në sektorin shëndetësor, kulturë, media, sport si edhe forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin urban. Po ashtu fokusi u vendos edhe tek nënshtetësia gjermane, edukimi politik dhe participimi, hapja ndërkulturore dhe shanset e njëjta në shërbimin publik, tek lufta kundër diskriminimit, racizmit dhe çdo forme të armiqësisë ndaj grupeve të tjera shoqërore.
Plani kombëtar i aksionit përmban rreth 100 pika konkrete me qëllimin e nxitjes së integrimit në të gjitha fushat dhe forcimin e kohezionit shoqëror. Masat janë parashikuar të ndahen në pesë faza realizimi. Ato fillojnë me masat përgatitore për forcat e kualifikuara punëtore në vendin origjinë, vazhdojnë me mbështetjen në mësimin e gjuhës gjermane deri tek përpjekjet për më shumë shanse të barabarta në ekonomi dhe shërbimin publik.
Opozita kërkon hapa konkretë
Nga partitë e opozitës gjermane erdhi thirrja për konkretizim të masave të integrimit. Partia liberale, FDP ka kritikuar për shembull “deficitet në zbatimin” e tyre. Në vend të njoftimeve duhen vendosur piketa, tha zëdhënësja për migracioni në grupin parlamentar, Linda Teutenberg. “Këtu bën pjesë edhe një politikë vizionare, që i del përpara konflikteve të urbanizimit në qytete si edhe një shtet ligjor, që kërkon nga të gjitha palët në mënyrë konsekuente respektimin e ligjit dhe të drejtës”.
Edhe Të Gjelbrit kërkuan masa më të forta. “Propozimet për zgjidhje qëndrojnë prej vitesh mbi tryezë, tani duhet që larmia shoqërore të marrë edhe formë ligjore”, u shpreh zëdhënësja për migracionin e Të Gjelbërve, Filiz Polat në Berlin.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit