Lajme
Qeveria e Zvicrës vendosi: Nga 11 tetori nuk ka më teste falas
Teste falas do të ketë vetëm për personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës - kjo vlen deri në fund të nëntorit - dhe për të rinjtë deri në 16 vjeç
Qeferia e Zvicrës u ka dhënë fund sot spekulimeve nëse do të vazhdohet ose jo me ofrimin e testeve Covid falas. Një pjesë e madhe e partive politike dhe e mediave kishin apeluar për vazhdimin e testeve falas ndërsa qeveria kishte sinjalizuar se do t`i përmbahej vendimit të marrë në gusht për bërjen e këtyre testeve me pagesë, nga 1 tetori. Kjo gjë u vendos sot përfundimisht.
Pas konsultimit me kantonet, Këshilli Federal ka marrë sot këtë vendim:
Duke filluar nga 11 tetori: Teste falas për certifikatat do të ketë vetëm për personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës – kjo vlen deri në fund të nëntorit – dhe për të rinjtë deri në 16 vjeç, raporton srf.ch.
Derdhen 150 milionë franga për ofensivën e vaksinimit: Këshilli Federal po planifikon një javë kombëtare të vaksinimit, transmeton albinfo.ch.
Në këtë kuadër do të hapen 170 qendra të reja të lëvizshme të vaksinimit, do të ketë këshilla për vaksinim me telefon dhe kuponë me vlerë prej frangash për ata që kanë bërë ndërmjetësim të suksesshëm të vaksinimit.
Ofensiva është ende duke u konsultuar me kantonet.
Krijimi i një qendre qendrore aplikimi për certifikatat Covid për vaksinat evropiane: Njerëzit të cilët janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve dhe që kanë nevojë për një certifikatë në Zvicër mund të aplikojnë në Qeverinë Federale nga 11 tetori (në vend se në kantone, si më parë )
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit