Lajme
Qeveria e Zvicrës shton edhe 100 milionë franga për sigurimin e vaksinës
Siç është raportuar tashmë, qeveria kohë më parë kishte aprovuar një buxhet fillestar prej 300 milionë frangash për këtë destinim
Në mënyrë që të garantojë qasjen e shpejtë të popullatës zvicerane për një vaksinë efektive Covid-19, Këshilli Federal ka vendosur sot të rrisë kredinë për blerjen e saj, duke shtuar edhe 100 milionë franga, njofton srf.ch.
Siç është raportuar tashmë, qeveria kohë më parë kishte aprovuar një buxhet fillestar prej 300 milionë frangash për këtë destinim.
Për shkak se nuk mund të thuhet ende me siguri se cilat vaksina, të cilëve prodhues do të jenë atio që përfundimisht do të mbizotërojnë, qeveria federale po mbështetet në disa prodhues, ka njoftuar ajo sot, përmes ministrit të shëndetësisë, Alain Berset, transmeton albinfo.ch.
Që të mund të zbatojë këtë strategji të prokurimit dhe të jetë në gjendje të lidhë kontrata të tjera rezervimi, Këshilli Federal tani ka rritur kredinë për vaksinat me 100 milionë franga shtesë.
Paraprakisht, Qeveria Federale tashmë ka nënshkruar kontrata me dy prodhues të vaksinave. Ajo kështu ka siguruar qasje në 4.5 milionë doza vaksinash në kompaninë Moderna. Po ashtu qeveria pati rënë dakord për shpërndarjen e deri në 5.3 milionë dozash të vaksinës me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca.
Përveç kësaj, Zvicra ka pjesëmarrje në iniciativën ndërkombëtare COVAX, një program global i blerjes për të prokuruar vaksinat Covid-19 për deri në 20 për qind të popullsisë.
Në konferencën e sotme për media, ministri Berset u është përgjigjur pyetjeve lidhur me mënyrën e shpërndarjes eventuale të vaksinës, kur ajo të sigurohet, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se nuk do të ketë vaksinim të detyruar dhe ka siguruar se Zvicra nuk do të marrë asnjë vaksinë pa u garantuar se ajo ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme për përdorim të sigurt
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?