Lajme
Qeveria e Zvicrës rekomandon kursimin “vullnetar” të 15% të energjisë
Ashtu si BE-ja, edhe Zvicra duhet të kursejë vullnetarisht një total prej 15 për qind të gazit për të shmangur pengesat e mundshme
Nëse në dimrin që vjen sasia e gazit në Zvicër do të jetë e pakët, Këshilli Federal mund të vendosë ndalimin e konsumit në sektorë të ndryshëm, transmeton albinfo.ch. Ashtu si BE-ja, edhe Zvicra duhet të kursejë vullnetarisht një total prej 15 për qind të gazit për të shmangur pengesat e mundshme.
Sipas vendimit paraprak, do të ishte e imagjinueshme, për shembull, të bëhet ndalimi i ngrohësve të oborrit ose mbyllja e zonave sportive dhe Wellness.
Këtë e ka bërë të ditur qeveria e shtetit të mërkurën, shkruan srf.ch. Javën e ardhshme, projekt-urdheresat përkatëse do të pranohen nga Këshilli Federal dhe më pas do të kalojnë në konsultim në kantone. Vetëm atëherë do të vendosen masat përfundimtare.
Këshilli Federal parashikon hapa të ndryshëm në rast të mungesës së gazit. Gjëja e parë që duhet të bëhet është të apelohet për kursim vullnetar. Nëse kjo është pak ose aspak e dobishme, janë gjithashtu të mundshme edhe kufizimet në përdorim dhe ndalimet dhe – si mjeti i fundit – kuotat, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, familjet private nuk do të preken nga shkyqja e burimit të energjisë.
Sipas qeverisë, rregulloret duhet të hyjnë në fuqi vetëm në rast të mungesës dhe të përshtaten në varësi të situatës aktuale. Për shembull, rajone të ndryshme mund të preken në shkallë të ndryshme nga mungesa e gazit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025