Lajme
Qeveria e Zvicrës planifikon 28 miliardë franga për arsimin
Kjo shumë, e propozuar për periudhën 2021-2024 është rreth 2 miliardë më tepër se sa ajo në periudhën aktuale (2017-2021)
Qeveria Federale planifikon që gjatë katër viteve të ardhshme të shpenzojë më shumë para për arsimin dhe kërkimet shkencore. Trajnimet profesionale dhe ato të mëtutjeshme, universitetet, hulumtimet shkencore dhe inovacioni duhet të mbështeten me 28 miliardë franga deri në vitin 2024, shkruan srf.ch.
Kjo shumë është rreth 2 miliardë më tepër se sa ajo në periudhën aktuale (2017-2021). Kështu thuhet në komunikatën lidhur me propozimin që ka bërë sot Këshilli Federal.
Qeveria e shtetit ka justifikuar 2 miliardë frangat e përmendura shtesë, ndër të tjera me avancimin e procesit të digjitalizimit, transmeton albinfo.ch. Qëllimi është që Zvicra të mbetet një udhëheqës në botë në fushat e arsimit, kërkimit dhe inovacionit.
Këshilli Federal ka parashikuar 4.276 miliardë franga zvicerane (+8.3 për qind) për trajnime profesionale gjatë katër viteve të ardhshme.
Me shumën e përmendur të parave, Qeveria Federale, së bashku me kantonet dhe sektorin privat, mbështesin trajnimin e specialistëve të orientuar nga praktika, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me zotimin e bërë nga Qeveria Federale pritet të vendosë Parlamenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën