Shqipëria

Qeveria e Zvicrës ndihmon Qeverinë e Shqipërisë

Qeveria Zvicerane i përgjigjet kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë për ndihmë në menaxhimin e krizës së koronavirusit, duke dhuruar 330.000 USD, të cilat do të përdoren për të siguruar pajisjen e spitaleve në Shqipëri me 30 aparatura respiratore shtese.

Ky donacion u konkretizua sot me nënshkrimin e marrëveshjes mes ministres Manastirliu dhe përfaqësuesve të tre donatorëve, Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, Ambasadori i Norvegjisë dhe Përfaqësuesja e Përhershme në Shqipëri e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Mirënjohes për solidaritetin dhe ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës për Shqipërinë.

Të 30 respiratorët pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda muajit dhe do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.