Shkurt.ch
Qeveria e Zvicrës mbështet Olimpiadën Dimërore 2022
“Duhet t`i dëshmojmë botës se edhe një vend i vogël mund të organizojë një aktivitet të madh”, ka thënë ministri Maurer
Zvicra kandidon për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022. Në kuadrin e fushatës sensibilizuese për këtë organizim të madh, ministri Maurer, përgjegjës edhe për sport ka mbajtur të mërkurën në Bernë një konferencë për medie. Me këtë rast ai e ka vlerësuar olimpiadën si shans të madh për Zvicrën.
“Duhet t`i dëshmojmë botës se edhe një vend i vogël mund të organizojë një aktivitet të madh”, ka thënë Maurer. Ai ka shtuar se nuk bëhet fjalë për lojëra “gjiganteske”, në fakt “Zvicra ofron alternativë për gjigantizmin”.
Sipas ministrit, lojërat olimpike do të kishin efekt pozitiv edhe në raportet e brendshme në Zvicër, sepse disa gjëra do të vendosehin më shpejt se sa që bëhet kjo sot, ka thënë ai.
Këshilli Federal është shprehur i gatshëm për të mbështetur kandidaturën e Davosit dhe St.Morisit për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022, duke i dhënë 30 milionë franga vetëm për aktivitetet promovuese të fillimit. Po kështu, këshilli ka garantuar se do të marrë përsipër mbulimin deri në 1 miliard franga të deficitit eventual që mund të prodhojnë lojërat olimpike.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje