Kosova
Qeveria e Zvicrës dha pëlqimin për fillimin e pagesës së pensioneve të kosovarëve
Kjo gjë u bë e mundur pasi që Këshilli Federal miratoi sot Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën dhe autorizoi presidentin Alain Berset e për ta vënë atë në fuqi me nënshkrimin e tij
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) në mbledhjen e sotme ka vendosur: kosovarët që kanë punuar në Zvicër dhe pastaj janë kthyer për të jetuar në Kosovë, do t`i marrin pensionet e tyre të moshës e trashëgimisë si dhe ato të invaliditetit edhe atje. Kjo gjë u ishte pamundësuar që nga 1 prilli i vitit 2010, shkruan albinfo.ch.
Kjo gjë u bë e mundur pasi që Këshilli Federal miratoi sot Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën dhe autorizoi presidentin Alain Berset e për ta vënë atë në fuqi me nënshkrimin e tij. Termini për nënshkrimin nga ana e tij ende nuk është caktuar.
Por, marrëveshja fillon të realizohet në praktikë pasi ta kenë miratuar dy parlamentet e vendve përkatëse.
Siç thuhet në një komunikatë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Zvicrës (EDI) për nga përmbatja kjo marrëveshje është e njëjtë me ato që Zvicra ka të nëshkruara me vende tjera të botës, përcjell albinfo.ch. Ajo bën koordinimin në veçanti të pensioneve të moshës dhe të trashëgimisë (AHV) dhe të atyre të invaliditetit (IV) me shtetet me të cilat funksionon.
Marrëveshja më e re, ajo me Kosovën mundëson pagesën jashtë vendit, të pensioneve për qytetarët e Kosovës. Ajo përfshin një klauzolë për mbështetje të ndërsjellë në luftimin e abuzimit të sigurimit.
Kosova është shteti i vetëm i dalë nga Ish Jugosllavia me të cilin Zvicra deri tash nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale në sferën e sigurimeve sociale, shkruan albinfo.ch. Kjo nënkupton që shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër, nuk marrin pensione dhe sigurime tjera sociale nga Zvicra në rast se kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
Duke nisur nga viti 2010, Kosova e ka zhvilluar ligjshmërinë në sferën e sigurimeve sociale dhe ka ngritur një infrastrukturë përkatëse, thuhet në komunikatën e EDI-t. Këshilli Federal në dhjetor të vitit 2016 i kishte dhënë Departamentit të Brendshëm një mandat për fillimin e negociatave lidhur me marrëveshjen e re. Negociatat janë përmbyllur në qershor të vitit 2017.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane