Shkurt.ch
Qeveria e Vaud-it bën thirrje për natyralizim
Para përforcimit të ligjit më 1 janar 2018, kantoni i Vaud-it inkurajon të huajt që të ndërmarrin sa më shpejt masa për të gëzuar shtetësinë zvicerane.
Bëhet fjalë për një apel të minutës së fundit, i cili bëri jehonë në rrethinën e kantonit të Vaud-it. Kjo thirrje vjen nga Këshilli i Shtetit, i cili i inkurajon shtetasit e huaj që të aktivizohen. Nëse ata dëshirojnë të kërkojnë nacionalitetin zviceran, tani është koha për të bërë këtë kërkesë. Më 1 janar 2018 ligji i ri federal do të hyjë në fuqi, i cili kufizon kushtet e qasjes në pasaportën e kuqe me një kryq të bardhë.
Që nga viti 2018 vetëm mbajtësit e lejes së qëndrimit «C» do të kenë të drejtë për nënshtetësi zvicerane. Palëve të interesuara do t’u duhet të vërtetojnë njohuritë e tyre me gojë dhe me shkrim të gjuhës vendëse. Aspektet në lidhje me varësi sociale apo në lidhje me dënime të ndryshme do të peshojnë në vendimin përfundimtar.
Që nga viti 2003 natyralizimi ishte lehtësuar në Vaud
Për Këshillin qeveritar të kantonit të Vaud-it, kemi të bëjmë me një vështirësi të panevojshme. Ai e sheh natyralizimin si kulmin e integrimit. Kjo është falë natyralizimit, dhe jo lindjeve të pamjaftueshme që të arrijmë të mbajmë stabil numrin e qëndrueshëm të zviceranëve në krahasim me të huajt. Vaud-i është një nga kantonet zvicerane, ku ka më së shumti natyralizime, dhe këtë falë traditës dhe vullnetit politik. Në kushtetutën e re të vitit 2003 kantoni ka lehtësuar procesin e natyralizimit, duke e bërë atë procedurë të shpejtë dhe pa pagesë. Ligji aktual mbetet i zbatueshëm deri në hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, një deklaratë të lëshuar në qershor, në këtë tekst Këshilli qeveritar këshillon të interesuarit e huaj që të ndërmarrin hapat e duhur pa humbur kohë.
Në shkurt, Këshilli Shtetëror i kantonit të Gjenevës pati promovuar në mënyrë aktive natyralizimin pranë popullsisë së saj të huaj. “Në qoftë se një numër i të huajve bëhet zviceranë gjatë këtij viti, do të ishte mirë”, pati theksuar Pierre Maudet për gazetën LeTemps. Këshilltari shtetëror në krye të Ekonomisë dhe Sigurisë shpjegoi se ky motivim gjen rrënjën pjesërisht në ankthin e instaluar pas votimit më 9 shkurt. “Qeveria e Gjenevës ka kërkuar një zgjidhje në përputhje me marrëveshjet dypalëshe me BE-në, pohoi Pierre Maudet për të njëjtën gazetë. Por, tani për tani, Zvicra po zhytet në një rrugë pa dalje. Ne veç se kemi peshën e tatimeve dhe problemin e frangut të fortë, i cili peshon rëndë mbi bizneset tona. Shtimi i një doze të pasigurisë për emigrantët si fuqi punëtore nuk është e dëshirueshme. “Për Gjenevën, 71% e popullsisë së huaj është potencialisht aktive dhe në masë të madhe luan rol në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Megjithatë, apeli i qeverive kantonale për të përfituar nga regjimi aktual për natyralizim para se situata politike dhe administrative të komplikohet, duket të jetë një përmasë e zbehtë. Disa e shohin atë si “oportunizëm politik dhe abuzim i pushtetit”. Kështu mendon Kevin Grangier, sekretar i përgjithshëm i UDC-së në Vaud. “Kur një Këshilltar i shtetit inkurajon për paraqitjen e kërkesave për natyralizim, para se gjendja administrative të ndërlikohet, kjo për mua është e papranueshme! Me këtë thirrje janë në shënjestër kryesisht personat që janë në asistencë sociale, të cilët më pas do të bëhen votues kryesisht të së majtës”.
Në krye të shërbimit të popullsisë dhe natyralizimit në kantonin e Vaud-it është i vendosur edhe një nga tre të zgjedhurit e djathtë në Këshillin Shtetëror, Philippe Leuba (PLR). “Philippe Leuba është minoritet”, thekson Kevin Grangier. Ai nuk mund të veprojë, është reduktuar në rolin e zbatimit të vendimeve të përbashkëta të marra nga shumica qeveritare. Si gjatë debatit për azil, ku ai mbrojti idetë e tij në Këshillin e Madh, para se të t’i renditet pozitës së shumicës së majtë të Këshillit qeveritar”.
Jo, thotë Philippe Leuba. Unë vetë jam iniciator i kësaj deklarate. Këshilltari shtetëror dëshiron të sqarojë se kjo nuk është “shitje në lirim” i pasaportës zvicerane. “Ne kemi informuar njerëzit, të cilët mund të gëzojnë shtetësinë zvicerane për ndryshimet që do t’i prekin. Do të ishte e habitshme të mos kishim bërë një gjë të tillë”. Leuba e sheh natyralizimin si formë të parandalimit kundër komunitarizmin. “Vaudi ka një numër të lartë të popullsisë së huaj (33% në vitin 2015). Unë dua t’i shmangem rrezikut të izolimit, sikur në disa periferi franceze. Marrja e shtetësisë është një mënyrë e mirë për të punuar drejt integrimit”.
Zvicra është një nga vendet që më së paku natyralizon
Në krahun e majtë, përfaqësuesit përkujtojnë “historikisht vizionin politik të kantonit, i cili gjithmonë ka favorizuar integrimin maksimal, edhe përmes natyralizimit”. “Kushtetuta e re, e cila promovon dhe inkurajon natyralizimin, është bërë kur qeveria ishte me një shumicë të së djathtës”. Nicolas Rochat Fernandez, ish-kreu i grupit të Partisë Socialiste në kantonin Vaud. më tej thekson se “Zvicra është një vend që ofron më së paku natyralizime”.
Që nga fillimi i vitit kantoni i Vaud-it njeh një “bum” të kërkesave për natyralizim, me një rritje prej 45% në krahasim me vitin 2015. Iniciativa kundër emigracionit masiv është ndoshta një arsye për këtë nxitim, por gjithashtu edhe kriza ekonomike evropiane. Sepse 73% e të huajve që jetojnë në kantonin e Vaud-it janë nga BE-ja dhe EFTA.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë