Maqedonia

RMV: Fushatë për të treguar përfitimet nga anëtarësimi në BE

Kjo fushatë do t’u kushtojë qytetarëve 350 mijë euro

Bëhet e ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve përgatit fushatë të re, me të cilën do të afirmojë dhe do të promovojë anëtarësimin në BE dhe dobitë që do të kenë qytetarët. Kjo fushatë do t’u kushtojë qytetarëve 350 mijë euro, përcjell albinfo.ch.

Marrëveshja është nënshkruar para një jave, ndërsa vlen 18.5 milionë denarë, kurse kompania “Vertigo NME” duhet të përgatisë slogan, llogo, standarde grafike, strategji kreative për komunikim, dizajn të bilbordeve, video promovuese, ueb banere, zgjidhje grafike për rrjetet sociale dhe strategji PR.

“Fushata do të përfshijë dobitë e procesit eurointegrues dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në disa kanale të komunikimit”, thanë nga Qeveria.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje nuk u përgjigj në lidhje me këtë fushatë, por tha se do të publikojë emrat e atyre që janë kundër BE-së.

Ndryshe, Qeveria e RMV-së para disa muajve realizoi fushatë “Ne jemi BE” për të bindur qytetarët të përkrahin anëtarësimin në BE.