Kosova
Qeveria e re pritet të formohet këtë javë
Së fundi, veprime intensive në funksion të krijimit të Qeverisë së re, e cila do ta heqë reciprocitetin për t’i hapur rrugë marrëveshjes me Serbinë, janë paralajmëruar në Prishtinë dhe Washington.
Dy burime të ndryshme i kanë thënë koha.net se presidenti Hashim Thaçi ka mundësi që të martën të vendosë për t’ia dhënë mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë. Në anën tjetër, nëse presidenti ia jep mandatin LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje pa vonesa do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, “sipas të gjitha gjasave – të njëjtën ditë”.
Një burim i afërt me kreun e LVV-së kanë paralajmëruar rezistencë ndaj veprimeve rreth mandatarit dhe marrëveshjes eventuale me Serbinë. E njohës të zhvillimeve përtej Atlantikut dhe ata në vend kanë thënë se rinisja e dialogut nuk mund të bëhet pa u mbajtur zgjedhjet në Kosovë dhe në SHBA, raporton KOHA.
Që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti me mocionin e iniciuar nga LDK-ja, Thaçi ka shprehur synimin për krijimin e një qeverie të re, duke i shmangur zgjedhjet e reja. Këtë e ka bërë nëpërmjet katër letrave dërguar Kurtit, duke i thënë se do të caktojë mandatar tjetër nëse ai nuk e dërgon emrin. Mungesën e përgjigjes Thaçi e ka interpretuar si refuzim.
Të dielën presidenti ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për krijimin e Qeverisë.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Ky qëndrim i tij është shpërndarë nga emisari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Sipas diplomatit amerikan, dialogut do t’i jepet intensitet i shtuar posa të hiqet reciprociteti.
“Posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih