Kosova
Qeveria e Kosovës refuzon heqjen e akcizës së naftës
Rritja e madhe e çmimit të naftës në Koskvë ka bërë që sjbjektet opozitare por edhe bizneset të kërkojnë heqjen e akcizës në mënyrë që të zbutet çmimi, raporton Albinfo.ch.
Por ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, se thirrja për uljen e akcizës për naftë po bëhet për “t’i trashur fitimet e tregtarëve”, duke argumentuar se heqja e akcizës nuk do të nënkuptonte edhe uljen e çmimeve.
“Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të Qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës”, shkroi Murati.
Sipas tij, rritja e çmimit të naftës po ndodh për shkak të rritjes së çmimit të importit.
“Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit te konsumatori”, theksoi ai.
Megjithatë Murati tha se Qeveria po punon për të caktuar një marzhë maksimale për çmimet e karburanteve.
“Është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit